Fillon festa e kampionit të Kosovës, Feronikelit. Mijëra qytetar në Drenas (LIVE VIDEO)

Feronikeli po e feston titullin e kampionit të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, gjithashtu edhe të DigitAlb Kupës së Kosovës, me një ceremoni fantastike që filloi prej orës 21:00.

Festë e menduar deri në detajin e fundit, po mbretëron në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nder të kampionëve të Kosovës.

“Ftojmë të gjithë fansat e Feronikelit, qytetarët e Drenasit dhe të gjitha viseve tjera të Kosovës e anë e mbanë, që të bashkohen me ne në festën për kampionët”, thuhej në njoftimin e klubit.

Për argëtimin e të pranishmëve, do të përkujdesen edhe këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini, Xhezair Elezi (Xheza). Në skenë do të jenë edhe kampionët e Kosovës, së bashku me trofetë e fituar, prandaj mos hezitoni ti bashkoheni festës me ne. Shihemi në Drenas”.