Fikrim Damka zbaton urdhrat e Erdogan: Të shkarkohet Qëndrim Gashi ose nuk e votojmë asnjë ligj

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga grupi parlamentar 6 plus ka pasur një kërcënim për qeverinë.

Deputeti Fikrim Damka është përfshirë në diskutimin për ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin.

Përmes fjalimit të tij, ai ka kërkuar që urgjentisht të shkarkohet ambasadori Gashi.

Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, Damka ka thënë se ai dhe grupi parlamentar gjashtë plus nuk do të votojnë asnjë nga ligjet që do të shkon për votim në seancat e ardhshme.

“Përderisa nuk tërhiqet nga pozita e ambasadorit, si 6 deputet të Kuvendit dëshirojmë t’u informojmë se nuk do të votojmë asnjë ligj në seancat e ardhshme, jashtë ligjeve të COVID-19 dhe projektligjeve për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Damka.

“Një çështje tjetër shumë e rëndësishme për të cilën duhet të flas sot është shqetësuese dhe e lidhur ngushtë me të gjithë ne. Kohëve fundit, kemi hasur në disa deklarata nga zyrtarë të lartë shtetërorë në Evropë që kanë fyer dhe shpifur në mënyrë të qartë Islamin duke synuar eliminimin e vlerave të tolerancës dhe respektit ndërfetar. Në të ardhmen këto retorika mund të na shkaktojnë pasoja të padëshiruara dhe mund të na fusin në një rrugë të pakthyeshme”, ka shtuar ai.

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur disa reagime e persona që kanë kërkuar shkarkimin e Gashit.