Fikret Shatri sot nis vrapin nga Prishtina në Tiranë, 257 km

Ish basketbollisti i njohur i Kosovës, sot do të niset drejt Tiranës nga Prishtina duke vrapuar 257 kilometra, transmeton KOHA.

Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët kanë treguar se Shatri do të niset sot, në ora 18:00.

Shatri, do të niset sot në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë, me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.