Figo beson se Juventusi me Cristiano Ronaldon mund ta fitojë Champions Leaguen

Sipas ish legjendës së Portugalisë, Luis Figos transferimi i bashkëkombasit të tij, Cristiano Ronaldos te Juventusi i ka shtuar gjasat e “Zonjës së Vjetër” për triumfin e shumë dëshiruar në Champions League.

Juventusi nuk e ka shijuar suksesin në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube që nga viti 1996 kur e mposhti Ajaxin me penallti, ndërsa nga ajo kohë ka arritur 3 herë në finale, teksa dy të fundit kanë qenë brenda 3 viteve, të humbura përballë Barcelonës e Real Madridit, ndërsa me Milanin kishin humbur në vitin 2003.

“Në sezonet e fundit Juventusi e ka arritur finalen edhe pa Cristiano Ronaldon, dhe këtë sezon në letër ka shumë gjasa për të fituar trofeun, edhe pse futbolli është i paparashikueshëm. Cristiano garanton gola dhe kualitet sepse ai është fitues, më i miri në botë. Shpresoj të ketë përvojë të mirë në Itali”, deklaroi Figo.

Sidoqoftë kur u pyet se cili prej Cristiano Ronaldos dhe Nazario de Lima Ronaldos është më i mirë para portës, Figo nuk pati dyshime duke zgjedhur ish lojtarin e tij te Real Madridi.

Përndryshe, Cristiano Ronaldo ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste pas 10 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A.