FIFA shpall nominimet për golin më të bukur të sezonit

FIFA ka publikuar listën me dhjetë nominime për golin më të bukur të sezonit të shkuar.

Paneli i FIFA-s dhe ekspertë të jashtëm të futbollit kanë zgjedhur dhjetë golat që i kanë vlerësuar si më të bukurit, e që janë realizuar në periudhën mes 16 korrikut 2018 dhe 19 korrikut 2019.

Votat e publikut për çmimin “Puskas” përfundojnë më 1 shtator.

Tre golat më të votuar në “Fifa.com” do të votohen më pas nga “FIFA Legends” që do të vendosë fituesin.

Matheus Cunha

Zlatan Ibrahimoviq

Lionel Messi

Ajara Nchout

Fabio Quagliarella

Juan Fernando Quintero

Amy Rodriguez

Billie Simpson

Andros Townsend

Daniel Zsori