Fituesi i tripletës me Bayern Munichun, Robert Lewandowski, iu bashkua Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në listën e ngushtë për çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA te meshkujt.
Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i Bayernit në Ligën e Kampionëve me 15 gola, si dhe i Bundesligës me 34 në total. U përmend shumë se e meriton ta fitojë edhe Topin e Artë, që nuk do të mbahet sivjet për herë të parë në 64 vjet histori të këtij çmimi, për shkak të koronavirusit.
Sidoqoftë, polaku mund të shpallet më i miri nëse e merr këtë epitet nga FIFA, që do të shpallet në ceremoninë e 17 dhjetorit. Edhe ish-bashkëlojtari i tij, tani lojtar i Liverpoolit, Thiago Alcantara, ishte i nominuar.
Hansi Flick është njëri prej tri finalistëve për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, bashkë me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, dhe atë të Leeds Unitedit, Marcelo Bielsa.
Çmimi për lojtaren më të mirë nga FIFA do të shkojë te Wendie Renard, Lucy Bronze ose Pernille Harder, lojtare të Lyonit, Cityt dhe Chelseat.
Emma Hayes, Jean-Luc Vasseur dhe Sarina Wegman, janë në listën e trajnerëve më të mira të vitit.







