FIFA propozon rregulla të reja, 5 zëvendësime për ndeshje

FIFA ka propozuar që skuadrat të lejohen të bëjnë deri në pesë zëvendësime për ndeshje, në vend të tre sa është aktualisht.

Vendimi mund të jetë masë e përkohshme për të ndihmuar në përballimin e bllokimeve të mundshme të ndeshjeve nga pasojat e shpërthimit të koronavirusit.

Futbolli është bllokuar që nga mesi i marsit, por shumë liga dhe federata ende shpresojnë të përfundojnë sezonin.

Propozimi për më shumë zëvendësues do të duhej të aprovohej nga organizata vendimmarrëse e futbollit IFAB.

Masa do të vlejë për këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm plus të gjitha ndeshjet ndërkombëtare deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.