FIFA merr vendim përfundimtar për çështjen Sala, ja shifra e transferimit

FIFA është detyruar të ndërhyjë dhe t’i japë zgjidhje më në fund çështjes së transferimit të Emiliano Sala, i cili u nda nga jeta më 21 janar teksa po udhëtonte me avion për të kompletuar lëvizjen e tij nga Nante tek Cardiffi.

Por në një takim të zhvilluar gjatë Komitetit të Statusit të Lojtarëve të FIFA javën e kaluar, organi drejtues i futbollit vendosi që Cardiff tani duhet të paguajë 6 milionë euro për marrëveshjen e lidhur në janar para se lojtari të ndahej nga jeta.

Klubi i Nantës pretendonte që të bëhej pagesa e plotë prej 17 milionë euro, edhe pse Sala u nda nga jeta gjatë udhëtimit tragjik, ndërsa Cardiffi refuzoi të bënte pagesën pasi nuk kishin pasur asnjëherë shërbimet e futbollistit të ndjerë.

Të dy klubet kanë 10 ditë kohë për të ankimuar vendimin, i cili mund të përfundojë në dyert e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Hapi tjetër do të thotë që tani është dhënë një vendim, të dy klubet kanë një periudhë prej 10 ditësh në të cilën ata mund të kërkojnë një kopje të bazave që çuan në vendimin dhe shumën që i detyrohej.