Suksesi i Kosovës

FIFA: Kombëtarja e Kosovës me ngritjen më të lartë në renditjen botërore për vitin 2018

Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti.

Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe tani pozicionohet në vendin e 131 me 1113 pikë të grumbulluara.

Për shkak që në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë.

New FIFA/Coca-Cola World Ranking🇧🇪Belgian Red Devils stay top, crowned Team of the Year 🥇🇫🇷World champions Équipe de…

Posted by FIFA World Cup on Thursday, December 20, 2018

“Dardanët” nuk dinë për humbje që nga 9 tetori i vitit 2017, kur trajner i Kombëtares ishte ende Albert Bunjaki. Në atë ndeshje, që ishte e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës, Kosova ishte mposhtur me rezultat 2-0 nga Islanda.

Që nga atëherë, Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Dardanëve dha ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një ecuri prej tetë ndeshjeve pa asnjë humbje, prej të cilave gjashtë janë fitore, ndërsa dy barazime.

Tri ndeshjet e para të kësaj ecurie ishin ndeshje miqësore dhe Kosova arriti të triumfonte në të tri këto sfida. Fillimisht, Dardanët e nisën këtë ecuri me fitore me rezultat 1-0 ndaj Madagaskarit, pastaj vazhduan me fitore 2-0 ndaj Burkina Fasos.