FIFA i beson Kinës organizimin e Botërorit të Klubeve

FIFA i ka besuar Kinës organizimin e Botërorëve të ardhshëm të Futbollit për klube që do të debutojnë në periudhën qershor-korrik 2021, një vendim historik që konfirmon peshën në rritje të gjigantit aziatik në tërë botën.

Lajmi iu komunikua mediave nga Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, që kishte kërkuar me ngulm këtë turne, bashkë me ish sekretarin Boban, pas mbledhjes së Këshillit të FIFA-s në Shanghai. Kina në fakt ishte i vetmi vend që u kandidua.

“Ky është një vendim historik për futbollin. Do të jetë një kompeticion që çdo person, çdo fëmijë dhe çdokush që dashuron futbollin, do ta presë me padurim”.

Formula e re, do të bëjë pjesë në riorganizimin e kompeticioneve ndërkombëtare që përfshin anulimin si të Konfederation Cup për kombëtaret, event që zhvillohej një vit para Botërorit si test për vendin mikpritës, ashtu edhe atë të Botërorit aktual për klubet, që luhet në dhjetor dhe që mbetet deri në vitin 2020.

FIFA do t’u shpërndajë klubeve dhe futbollit gjithë të ardhurat. Në turne do të marrin pjesë 24 skuadra finaliste, do të jenë 8 skuadra nga Europa, 6 amerikano-jugore, 3 afrikane, 3 aziatike, 3 nga Amerika e Veriut dhe një mes kampionëve të Oqeanisë dhe kampionëve kombëtarë të vendit mikpritës, në këtë rast Kinës. Do të jenë vetë konfederatat kontinentale ato që do të vendosin kriteret e pjesëmarrjes për skuadrat e tyre.

loading…