Real Madrid tashmë e di vendin ku do të garojë për titullin e dytë të sezonit, pasi fitoi Superkupën e Evropës më 14 gusht.

FIFA ka njoftuar se finalja e Kupës Ndërkontinentale apo International Cup do të luhet në Doha (Katar) më 18 dhjetor, që përkon me përvjetorin e ndeshjes vendimtare të Kupës së Botës të zhvilluar dy vjet më parë.

Kampionët e gjashtë konfederatave do të marrin pjesë në rikthimin në kalendar të Kupës Ndërkontinentale të njohur si International Cup.

🚨Real Madrid's FIFA Intercontinental Cup Final date has been confirmed for December 18 in Doha pic.twitter.com/cVxUzKJkcQ

— Football España (@footballespana_) September 21, 2024

Turneu do të përbëhet nga pesë ndeshje, të cilat do të finale.

Dy ndeshjet e para do të luhen në vendet e skuadrave nikoqire dhe tre të tjerat do të zhvillohen në Katar.

Real Madridi do të luajë vetëm finalen si kampion i Ligës së Kampionëve.