Qendërmbrojtësi

Fidan Aliti: Ekipet frikësohen kur vijnë në Prishtinë, do shkojmë në Çeki për fitore

Qendërmbrojtësi Fidan Aliti ka folur për medie pas përfundimit të takimit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kosova fitoi me rezultat 2-0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Aliti thotë se kjo ka qenë ndeshja më e rëndësishme deri më tani.

“E dimë që kemi mujt me shënu më shumë gola. Me rëndësi është fitorja dhe ne e kemi arritë këtë fitore”, ka thënë Aliti.

“Te goli i parë i jonë Mali i Zi ka qenë shumë i mirë në ndeshje ka lujt shumë mirë me top dhe nuk kemi prit se vijnë me këtë guxim në Prishtinë. E dimë se kush vjen në Prishtinë ka pak frikë se e dinë që do të përballen me tifozët tonë”

Tutje Aliti thotë se Kosova ka shanca të mira tani që e pret një dneshje me Çekinë në nëntor.

“Para kualifikimeve të më kishte thonë dikush se pa dy ndeshje të jemi në këtë situatë do ishim të kënaqur. Tanimë nuk është befasi”, thotë Aliti.

“Nëse nuk besojmë nuk kemi çka shkojmë në Çeki. E kemi mujt këtu por e dijmë se atje ka me qenë shuëm ndryshe, atje shkojmë për fitore”

loading…