FIBA Europe i “çon në qiell” Plisat: Kur rrëzoheni, tifozët e vërtetë ju ndihmojnë të ngriteni sërish

FIBA Europe Cup ka lavdëruar mbështetjen e Plisave në ndeshjen e fundit të KB Prishtinës kundër Oliver Wurzburg.

FIBA Europe Cup ka bërë një postim në Facebook duke marrë si shembull mbështetjen nga Plisat për KB Prishtinën.

Skuadra nga kryeqyteti u mposht në ndeshjen e xhiros së shkuar të garës nga gjermanët e Oliver Wurzgurg.

Por, Plisat nuk e ndalën përkrahjen e tyre në asnjë moment.

“Kur rrëzoheni, tifozët e vërtetë ju ndihmojnë të ngriteni sërish”, shkruan në postimin e FIBA Europe Cup së bashku me fotografinë nga tribuna e Plisave ku shihen tifozët me duart lartë në përkrahje të skuadrës që ishte në disavantazh gjatë gjithë ndeshjes.