Sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës janë gjithnjë e më të mëdha falë partnerëve shembullorë .
Policia e Kosovës është një nga bashkëpunëtorët tanë më të rëndësishëm. Punët e FHK-së që kanë të bëjnë me sigurinë koordinohen me kapitenin e policisë Bajram Shabani, që shquhet për korrrektësinë dhe gatishmërinë. Për të nderuar kontributin e kapitenit Shabani, FHK-ja i ndau atij plaketë falënderimi për “mbështetjen e ofruar për organizimin e Kampionatit Evropian për hendbolliste”. Plaketën ia dorëzoi presidenti Eugen Saraçini.
Presidenti Saraçini e ka falënderuar përzemërsisht kapitenin e Policisë së Kosovës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të jetë shembullor edhe në të ardhmen.
Policia e Kosovës do të jetë e angazhuar edhe në aktivitetet e rëndësishme të javës së ardhshme, IHF Trophy dhe ndeshja Kosovë – Danimarkë.
Kapiteni Shabani është përgjegjës për sigurinë në të gjitha eventet ndërkombëtare të FHK-së dhe shquhet për profesionalizmin e tij.







