Në Kuvendin e Punës të FFK’së, u zbuluan emrat e dy skuadrave me shikueshmërinë më të lartë në Ipko Superligë dhe në Ligën e Parë.
Sipas FFK’së, Llapi kishte shikueshmërinë më të lartë nga të gjitha skuadrat e Ipko Superligës. Kjo arsyetohet edhe me formën e mirë që klubi llapjan ka treguar, shkruan GazetaOlle.com.
Në ndërkohë, skuadra lider në Ligën e Parë, Vushtrria, prinë edhe për nga shikueshmëria në këtë kategori të futbollit kosovar.
E, sikurse edhe shumë vite të tjera, edhe kësaj radhe Drenica u zgjodh si skuadra më e disiplinuar e futbollit kosovar me vetëm 23 ndëshkime.
Trepça ’89 ishte skuadra më ‘fair play’ sipas Federatës së Futbollit të Kosovës.







