FFK zbulon orën e shitjes së biletave për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar orën e saktë se kur do të dalin biletat në shitje për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin.

Kosova luan një test miqësor përballë kombëtares modeste të Gjibraltarit më 10 tetor në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky takim zhvillohet vetëm katër ditë para ndeshjes vendimtare me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Zyrtar të FFK-së kanë konfirmuar se sot në orën 17:00 biletat do të jenë në shitje në sistemin online për ndeshjen ndaj Gjibraltarit.

“Po, me Gjibraltarin biletat dalin në shitje sot saktësisht në orën 17:00”, kanë thënë nga FFK-ja për lajmi.net.

Ndërkohë të pyetur se a ka një ditë të caktuar se kur do të dalin biletat në shitje për përballjen me Malin e Zi, Federata e Futbolli të Kosovës kanë thënë se ende nuk kanë informata.

loading…