FFK refuzon ankesën e Prishtinës, kryeqytetasit mbesin pa gara evropiane

Prishtina ka mbetur pa licencë për të garuar në kupat evropiane.

Të premten Komisioni i Shkallës së Dytë i FFK-së ka shqyrtuar ankesën e Prishtinës dhe e ka refuzuar atë.

Prishtina nuk është pajisur me licencë nga Komisioni i shkallës së parë dhe dy ditë më parë paraqiti ankesë.

Por ajo u refuzua. Kështu Prishtina, nëse vendimi mbetet në fuqi, nuk do të paraqitet në gara evropiane edhe nëse fiton Kupën e Kosovës.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë”, shkruan në njoftimin e FFK-së.