Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës kishte lajmëruar që shitja e biletave për dy ndeshjet e Kosovës do të fillonte sot në orën 15:00, kjo nuk ka ndodhur.

Në fakt, në orën 15:00, ka filluar shitja e biletave vetëm për miqësoren e Kosovës me Danimarkën.

Por, tani ka kaluar 1 orë dhe ende nuk janë lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet e EURO 2020, kundër Bullgarisë.

Në FFK thanë se së shpejti do të lëshohen në shitje edhe këto bileta, por vonesa po bëhet për t’i shmangur mundësisë së rënies të këtij sistemi.

Probleme me këtë sistem ka pasur edhe herën e kaluar, kur ishte bërë për herë të shitja përmes sistemit online. Për shkak të kërkesave të shumta për të blerë bileta, sistemi kishte rënë.