FFK me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së Kosovës me Anglinë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë një njoftim publik për qytetarët para ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Anglisë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në takimin e fundit eliminator të Euro 2020 të vlefshëm për Grupin A.

Ky takim prestigji për të dy vendet mike pritet të zhvillohet sot (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

FFK ka bërë një njoftim publik, ku ka sqaruar në detaje të gjitha gjërat rreth ndeshjes: nga hapja e dyerve të stadiumit, deri tek gjërat e lejuara dhe të ndaluara.