FFK: Ky do të jetë grupi i Kosovës në EURO 2020

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka raportuar për tërheqjen e shortit të Play Off për Ligën e kombeve.

Në komunikatën e FFK-së, shkruhet se në rast kualifikimit të Kosovës, ‘Dardanët’ do të jenë në të njëjtin grup me Holandën, Ukrainën dhe Rumaninë.

Dy të parët janë të mundura, por është për t’u habitur Rumania.

Kombëtarja e Rumanisë është në Play Off e Ligës së Kombeve, dhe i duhet ta sigurojë kualifikimin.

Në rast kualifikimi, Rumania duhet të jetë në vazon e katërt, së bashku me Kosovën.

Ndërkohë sot bë e ditur edhe se Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë të gjitha ndeshjet në udhëtim në Play Offin e Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht do të jenë mysafir të Maqedonisë së Veriut më 26 mars, dhe në rast kualifikimi në finale, do të ndeshen me fituesin e sfidës tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi.

Mikpritëse e finales së madhe të Ligës D në Ligën e Kombeve, do të jetë skuadra fituese e duelit mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Finalja do të zhvillohet më 31 mars.

Dy udhëtime të vështira për Kosovën, të cilat duhet t’i fitojë për të siguruar një vend në EURO 2020, që në vitin e ardhshëm mbahet në 12 qytete të Evropës.