FFK-ja shpenzoi 2,2 milionë euro në paga, 21 mijë euro në komunikim e mbi 8 mijë për garderobë

FFK-ja ka prezantuar në detaje harxhimin e mjeteve nga të hyrat e saj.

Në Kuvendin e Punës, ata kanë njoftuar se të hyrat kanë qenë mbi 11 milionë euro, aq sa ka pasur edhe shpenzime, shkruan GazetaOlle.com.

Në raportin financiar të publikuar nga FFK-ja, kjo e fundit njofton se mbi 2,2 milionë euro janë shpenzuar për paga për stafin.

Mbi gjysmë milioni për akomodimin e skuadrave kombëtare, pastaj 200 mijë euro për stadiumin ‘Adem Jashari’.

Mbi 20 mijë euro u shpenzuam për harxhimet e telefonit, ndërsa mbi mijë për garderobën e lojtarëve dhe zyrtarëve të FFK’së.