Pretendimet e Fushë Kosovës se presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka sulmuar fizikisht kryetrajneri Burim Shala, morën mbështetje të martën nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Është Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit që ka hapur procedurë disiplinore ndaj kryetarit të Ballkanit, Arsim Kabashi.

“Pas përfundimit të ndeshjes, në korridorin e zhveshtoreve,  dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir, Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani – Fushë Kosova”, shkruan në vendim.

Inicim disiplinor është bërë edhe ndaj Ballkanit për lëshim në organizim të ndeshjes.

“Pas përfundimit të ndeshjes, në korridorin e zhveshtoreve, persona të paautorizuar shajnë, ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir, Burim Shala”, shkruan në vendimet e Komisionit të Garave.

Ballkani ka mohuar sulmin ndaj Shalës, por FFK-ja ka dyshime, përkatësisht raporte të tjera.