FFK - UEFA

FFK ankohet në UEFA për sjelljen e tifozëve serbë në Ligën e Kampionëve

Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League.

Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s.

Kemi kërkuar nga UEFA reagimin e menjëhershëm të Komitetit Disiplinor.

Futbolli nuk toleron urrejtje.

Në link reagimi i plotë i dërguar në UEFA ⤵️