Kanë përfunduar gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League.

Vëmendja ishte në Londër ku Arsenali triumfoi përballë PSG me rezultat 2:0. Londinezëve iu mjaftoi vetëm pjesa  e parë ku shënuan dy gola dhe e siguruan fitoren.

Një fitore të thellë ka marrë Dortmundi që e mposhti Celticun me rezultat 7:1. Adeyemi ishte figura kryesore me tre gola të shënuar, shkruan Ballkani.info.

Fitore bindëse kanë marrë edhe Barcelona e Inter që mposhtën Young Boysin përkatësisht Crvena Zvedën.

Shkëlqyeshëm ishte edhe Manchester City që në udhëtim e mundi Slovan Bratislavën me rezultat 4:0.

Më poshtë gjeni rezultatet komplete: