Festoi golin për nipin e tij, Sergio Ramos ndëshkohet me karton të verdhë

Sergio Ramos shënoi një gol të bukur në fitoren 1-2 të Spanjës kundër Rumanisë në udhëtim.

Spanjollët me këtë fitore, kanë arritje maksimale nga ndeshjet kualifikuese, dhe duke tashmë formalitet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.

Ramos, menjëherë pas golit, vrapoi drejt një kamere për të festuar, duke improvizuar syzat me duart e tij, veprim ky që nuk u pëlqeu aspak tifozëve rumunë.

Ai për këtë festim, u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari.

“Kartoni i verdhë ishte një keqkuptim. Festa ishte për nipin tim. Të dy kemi syze, dhe unë e bëra atë veprim për të përshëndetur atë. Ishte një gol për të, dhe nuk doja të provokoja askund”, ka deklaruar Ramos.

loading…