Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, sot ka falenderuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump në lidhje me deklaratën e tyre të qartë për heqjën e taksës si dhe për tërheqjen e 200 milionë dollarëve investime në Kosovë.

Bërnabiq ka kërkuar një qartësi të tillë edhe nga Bashkimi Evropian, duke ju referuar taksës që tash më shumë së një vit po e dëmton ekominë serbe, raporton Ballkani.info.

Bërnabiq e quan admnistratën Trump të saktë në ato që u kanë premtuar lidhur me Kosovën.

MCC (Fondi Amerikan i Mijëveçarit) e ka pezulluar ndihmën prej 200 milionë dollarësh për Kosovën pasi që kryeministri Albin Kurti po heziton ta heqë taksën ndaj Serbisë.

Në anën tjetër, sot Senatori amerikan, David Perdue, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.

Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Tëitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se tani me përparimin historik që është bërë mes dy shteteve, është në dorë të Kosovës që të bëjë pjesën e vet, si dhe të shfuqizojë tarifën e vendosur ndaj Serbisë.

Senatori amerikan shton se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Edhe Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump. /Ballkani.info/