Novi Pazari, qyteti i banuar me boshnjakë në afërsi të kufirit me Kosovën, kishte festë të dielën mbrëma. Skuadra me emrin e njëjtë është kualifikuar për herë të parë për gara evropiane.
Novi Pazari përfundoi i treti në Superligën e Serbisë. Mblodhi 54 pikë, një më shumë se Radniçki dhe Vojvodina që përfunduan në pozitat katër e pesë. Novi Pazari do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.







