Festë e madhe në LDK për ditëlindjen e Lutfi Hazirit, por mungojnë disa emra kyç të kësaj partie FOTO

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sot është bërë 50 vjeç. Ai ka marrë urime të shumta gjatë ditës së sotme.

Përveç urimeve të zakonshme familjare, “Luta” siç e quajnë me përkdhelje edhe në shoqëri edhe në parti, është uruar në masë të madhe edhe nga zyrtarët e partisë, shkruan Ballkani.info.

Fillimisht një festë modeste është mbajtur në një nga lokalet e partisë pas mbledhjës së Kryesisë, e më pas një më e madhe.

Në festën e parë ka marrë pjesë edhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila më herët nuk kishte raporte aq të mira me Hazirin. Osmani ka qenë e pranishme bashkë me bashkëshortin e saj, pastaj aty është parë edhe bashkëshortja e Hazirit, deputetët e zgjedhur, Arban Abrashi dhe Arben Gashi. Në shoqëri janë shfaqur edhe Lutfi Zharku, Bajram Gecaj dhe Imet Rrahmani.

E në pjesën e dytë të festës së ditëlindjes janë bashkëngjitur edhe zyrtarë tjerë të LDK-së, si Bardhyl Meta, etj. Megjithatë, në festë askund nuk janë parë Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, dy nga deputetët e zgjedhur që kanë marrë shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit. /Ballkani.info/

loading…