Festa e madhe e “Dardanëve” në Plzen, para hotelit ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes së shumëpritur në ‘Doosan Arena’.

Çekia dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si një ‘finale’ e Grupit A, pasi që të dy skuadrat po luftojnë për pozitën e dytë, që dërgon ne Kampionatin Evropian.

Atmosfera te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës është mbresëlënëse.

“Dardanët” janë duke i mbajtur vazhdimisht në humor të mirë djelmoshat e Bernard Challandes para ndeshjes që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.

loading…