Pak kush besonte te gafa e Dortmundit, por ashtu ndodhi. Verdhezinjtë ngecën në një barazim 2-2 ndaj Mainzit dhe Bayerni përfitoi. Skuadra e Thomas Tuchel siguroi një fitore dramatike 1-2 në Koln.

Jamal Musiala shënoi një eurogol një minutë nga fundi, realizim që i dhurojë bavarezëve titullin e 11-të radhazi dhe të 33-n në histori.

Djemtë e Thomas Tuchel i përjetuan me emocione të forta minutat e fundit në “Signa Iduna Park”. Për të shpërthyer më pas në festë me tifozët e pranishëm në “RheinEnergieStadion”.