Feronikeli vs. Prishtina: FINALJA E MADHE

Edicioni 2018/19 i Ipko Superligës Kosovës, një sezon i nxehtë dhe shumë interesant, do ta mësojë kampionin e vet vetëm në ditën finale të tij, me Feronikelin dhe Prishtinën protagonistë.

Pas 32 xhirove rraskapitëse dhe futboll interesant, Feronikeli dhe Prishtina do të luftojë kokë me kokë për kurorën e Superligës në ditën finale të saj këtë fundjavë në Drenas.

Triumfi i Niklit në udhëtim ndaj Llapit – ekipit që deri para një jave ishte në garë për titull po ashtu – dhe fitorja e Prishtinës në kryeqytet ndaj Trepçës ’89 – skuadrës që në këtë ndeshje luftoi për t’i ikur barazhit për mbijetesë në ligën elitare kosovare – nënkuptojnë se dita finale do ta përcaktojë edhe kampionin.

Tabela: