Superliga

Feronikeli vazhdon primatin, fiton derbin e javës ndaj Llapit

Stadiumi Zahir Pajaziti në Podujevë ishte nikoqir i derbit të xhiros së tetë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli shënoi fitore si mysafir i Llapit me rezultat 0-1.

I pasi që rrezikoi në këtë takim ishte Festim Alidema i Llapit, i cili në minutën e nëntë provojë me një goditje, por pret portieri Florian Smakiqi.

Nga minuta e 42-të Feronikeli ishte me një lojtar më pak pasi Kastriot Rexha u përjashtua direkt me karton të kuq.

Pjesa e dytë filloi me gjuajtjen jashtë portë së Ylli Hoxhas, ndërsa në minutën e 55-të Llapi përgjigjet me një rast për gola nga Hamdi Namani.

Goli i vetëm në takim erdhi nga Astrit Fazliu në minutën e 72-të.

Pas kësaj fitore Feronikeli vazhdon në pozitën e parë, duke krijuar një diferencë prej katër pikësh me Llapin në vendin e dytë.

Ndeshja e ardhshme e Feronikelit është kundër Kek-ut, ndërsa Llapi udhëton te Prishtina.