Feronikeli transferon mbrojtësin që Van Gaal e kishte kërkuar te Manchester United

Feronikeli nuk ndalet në vazhdën e transferimeve të reja në këtë afat kalimtar të dimrit, ndërsa i fundit që është transferuar të kampionët në fuqi është talenti Keith Groeneveld. Pas negociatave jo të lehta Feronikeli e ka bindur qendërmbrojtësin Keith Groeneveld që t’i bashkohet skuadrës.

Ai ka luajtur në skuadra si Cape Town City FC, KV Mechelen dhe ishte pjesë e skuadrës së famshme Belge, Standard Lige. Groeneveld po ashtu ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U-18 të Përfaqësueses së Belgjikës dhe U-20 të Afrikës së Jugut.

Kujtojmë se futbollisti më parë ishtë edhe një nga objektivat e Manchester United, madje Van Gaal, ish trajneri i United kishte kërkuar nga klubi që të nënshkruanin me Groeneveld, që gjithashtu ka qenë në provë edhe tek ekipi i Arsenalit.

20-vjeçari me një gjatësi 1.90 cm i bashkohet klubit në këtë afat dimëror për të përforcuar skuadrën edhe më shumë. Groeneveld, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mesfushor mbrojtës.