Feronikeli – TNS, pa gola në pjesën e parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë të rrethit të parë kualifikues mes Feronikelit dhe TNS-së së Uellsit.

Kampioni i Kosovës pati më shumë raste për gol, por nuk arriti që të marrë epërsinë në ndeshje.

Me rezultatin aktual, Feronikeli kalon në rrethin e tretë, për shkak se ekipet kishin barazuar 2 me 2 në ndeshjen e parë në Uells.

loading…