Feronikeli, Shkëndija dhe Partizani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Evropës

Tri skuadrat shqiptare, Feronikeli, Shkëndija dhe Partizani janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës, janë befasuar nga TNS e Uellsit, duke u mundur 0-1 në ‘Fadil Vokrri’.Humbje befasuese ka pësuar edhe Shkëndija, që u mund nga Kalje e Estonisë në Shkup, me rezultat 1:2.Ndërsa sonte (e mërkurë), Partizani i Tiranës, humbi 2:0 nga Qarabag në udhëtim.Të tri këto skuadra, me eliminimin nga Liga e Kampionëve, garën do ta vazhdojnë në Ligën e Evropës.

Në Ligën e Evropës, Shkëndija do të takohet me F91 Dudelange e Luksemburgut, Feronikeli do të takohet me fituesin e takimit Sutjeska – Slovan Bratislava.Ndërsa, Partizani takohet me Sheriffin e Moldavisë.

loading…