Feronikeli në kërkim të titullit të tretë të kampionit

Feronikeli do ta kërkojë sot titullin e tretë të kampionit të Kosovës në histori të tij pas përballjes me Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas

Feronikeli është më i motivuar se kurrë për ta fituar ndeshjen me Prishtinën, të cilën do ta zhvillojë sot në shtëpi.

“Nikli” ka dy pikë më shumë se Prishtina dhe në këtë ndeshje do t’i konvenonte edhe barazimi për t’u shpallur kampion, me ç’rast do ta siguronte edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, skuadra nga Drenasi në stadiumin “Rexhep Rexhepi” do ta kërkojë titullin e tretë të kampionit në histori të vetë.

Ekipi gjelbër e bardhë është treguar si më i suksesshmi në Kosovë viteve të fundit.