Feronikeli mposht thellë Drenicën për ta filluar mbrojtjen e titullit me fitore

Feronikeli e ka filluar mbrojtjen e titullit në Superligë me Fitore, pasi e ka mposhtur 4-1 Drenicën në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

Kampioni i ligës kosovare llogarinë e golave e hapi me anë të Kastriot Rexhës në minutën e 41-të, e që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më e dominuar nga Feronikeli, derisa arritën të shënonin edhe dy gola të tjerë ndaj rivalit lokal.

Në minutën e 53-të u akordua penallti për Niklin, derisa atë në gol e konvertoi Da Silva (54’).

Kastriot Rexha (67’) ishte tejet i disponuar për lojë, pasi trefishoi epërsinë e Feronikelit pas një super-aksioni të bërë nga kjo skuadër.

Drenasi arriti ta shënonte golin e nderit me anë të Diar Prokshit që realizoi në minutën e 80-të.

Por, Feronikeli nuk u zmbrapsë nga ky gol i kundërshtarit, duke arritur që ta shënonte golin e fitores me anë të Besmir Bojkut (87’) që realizoi nga afro 35 metra.

loading…