Feronikeli do të jetë lider i ri në Superligë për të paktën 24 orë kur të ketë zhvilluar ndeshjen e saj edhe Prishtina.
Skuadra nga Drenasi kaloi sot në shtëpi pa probleme Flamurtarin, të cilën e mposhti 2-0.
Golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Zekirja Ramadani i shënoi Ylli Hoxha në minutën e 18-të dhe Kastriot Rexha 10 minuta pas startit të pjesës së dytë.
Llapit në Podujevë i ka mjaftuar goli i shënuar nga Hamdi Namani pas gjysmë ore lojë për të triumfuar ndaj Lirisë në derbin e javës së fundit të stinorit vjeshtor.
Fitore minimale ka arritur edhe Gjilani ndaj Ferizajt, teksa dallimin e bëri goli i shënuar nga Ansi Nika nga pikë e bardhë e penalltisë kur po zhvillohej minuta e 61-të.
Ndërkohë fitore komode dhe të pritshme ka shënuar edhe Drenica që deklasoi në shtëpi KEK-un me rezultat 5-1.
Serinë e golave e hapi Armend Abazi në minutën e 28-të, gjersa pas 4 minutave realizoi edhe Osman Mëziu. Drenicasit shënuan edhe dy gola të tjera në minutat 55-të dhe 60-të përmes Velqit e Mustafës.
Edicioni vjeshtor në Superligë mbyllet nesër me dy ndeshjet Trepça 89-Ballkani dhe Prishtina-Drita, ndërsa kjo është tabela pas rezultateve të sfidave të zhvilluara sot.








