Feronikeli konfirmohet lider, Ballkani surprizon Llapin

Feronikeli ka vazhduar me fitoret teksa sot ka mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultat 2-1.

Da Silva i kaloi në epërsi vendasit me golin e shënuar në minutën e 33-të, por drenicasit u kundërpërgjigjën pas 10 minutave me Mziun për të nivelizuar sfidën.

3 pikët e rradhës Feronikelit ia siguroi Kastriot Rexha i cili shënoi 12 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas 12 xhirove të zhvilluara Feronikeli prin me 29 pikë të tubuara, kurse Drenica rradhitet në vendin e 7-të me 18 pikë.

Ballkani ka befasuar Llapin në Podujevë duke e mposhtur minimalisht me golin e Durim Gashit në minutën e 71-të. Skuadra nga Suhareka ka vazhduar me formën e shkëlqyeshme teksa në 3 javët e fundit numëron 3 fitore duke mos pësuar asnjë gol gjatë këtyre takimeve, seri kjo që e ka ngritur në vendin e 8-të me 18 pikë.

Llapi në anën tjetër pas kësaj disfate mbetet në pozitën e 3-të me 23 pikë.

Gjlani ka arritur fitore komode përballë skuadrës së Kek-ut, gjersa ka mjaftuar një gol për çdo pjesë për të kaluar klubin nga Obiliqi. Sulmuesi nga Guatemala, Wilber Perez zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, kurse Hysa vulosi fituesin e këtij takimi në minutën e 85-të.

Gjilani rradhitet në vendin e 5-të me 20 pikë, gjersa Kek-u duke i pashpresë në fund të klasifikimit me vetëm një pikë të grumbulluar.