Feronikeli i kërcënon keq lojtaret e vet, edhe atë publikisht

Feronikeli humbi sot në ndeshjen kundër Drenicës në fund të takimit me rezultat 1-0 dhe duket se kjo nuk është pritur fare mirë në klubin drenicas, dy herë kampion të Kosovës, FC Feronikeli

FC Feronikeli ishte parë sivjet si njëra prej skuadrave më favorite për titull për shkak të investimeve që bëri gjatë verës.

Titulli i kampionit dihet se ishte objektiv i klubit kampion, por si duket rezultatet e deritanishme të Feronikelit lënë për të dëshiruar dhe skuadra është në prag të luftës për mbijetësë.

Pas largimit të Afrim Toverlanit, drejtim e FC Feronikelit e mori trajneri shqiptar, Klodian Duro. Por as ardhja e trajnerit të ri nuk bëri punë pasi që sot ata u mposhtën nga Drenica që drejtohet nga një emër jo shumë i njohur për futbollin tonë, Bledar Devolli.

E që problemet të shpërfaqen edhe më shumë sot pas postimit të raportit të ndeshjes. Duket se komentin e ka shkruar vet Presidenti i FC Feronikelit, ose dikush nga drejtuesit e klubit, pasi që në tekst personi i referohet vetes në veten e parë: Më turpëruat mua personalisht a edhe të gjithë klubin që aq shumë kohë e mundë e shpenzime bëri që ju të keni suksese.

Në këtë koment ka edhe akuza të tjera ku kërcënohen lojtarët me përjashtim nga skuadra. Për më shumë lexojeni vet reagimin e në koment të Feronikelit e që është faqja zyrtare e këtij klubi.