Feronikeli fiton thellë ndaj KEK-ut dhe rimerr kreun

Feronikeli ka fituar lehtë ndaj KEK-ut në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës.

Lideri mposhti ekipin tashmë të Ligës së Parë me rezultat 0 me 4.

Kastriot Rexha realizoi hat-trick nga penaltitë, ndërsa një gol tjetër e shënoi Carioca Jean.

Feronikeli mbetet lider me 65 pikë në tabelë, aq sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë. Llapi është i treti me 63.