Feronikeli ka bërë një hap të rëndësishëm për titull në Ipko Superligën e Kosovës, pasi e ka mposhtur 1:0 Llapin të dielën në Drenas, dhe pothuajse e ka lënë jashtë gare për titull klubin nga Podujeva.

Menudrim Hoti dhe Astrit Fazliu ia siguruan Feronikelit tri pikë tjera shumë të vlefshme pasi shënuan në triumfin ndaj njërit prej dy rivalëve për titull këtë sezon në Superligë.

Pas gjysmë ore lojë, Hoti realizoi me kokë duke i kaluar vendasit në epërsi.

Përpjekjeve të vazhdueshme të Llapit për t’u kthyer në lojë u dha fund Fazliu, i cili shënoi na afërsia në fund të takimit.

Feronikeli mbetet në pozitën e parë me 45 pikë, dy më shumë se ndjekësi i parë, Prishtina dhe shtatë më shumë se Llapi.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Trepça ’89 e ka mundur Dritën 1:0.