Feronikeli dhe Prishtina mësojnë kundërshtarët e mundshëm pas fazës paraeliminatore në Evropë

Feronikeli dhe Prishtina si kampion dhe nënkampion do ta prezantojnë Kosovën në garat ndërkombëtare këtë vit.

Feronikeli do të luajë në raundi paraelimnator të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Kundërshtari i parë është Lincoln Red Imps. Në grup bëjnë pjesë edhe Tre Penne dhe FC Santa Coloma.

Fituesi i këtyre ekipeve, që mund të jetë edhe Feronikeli do të takohen me BATE Borisov, Maribor, Rosenborg, HJK Helsinki, Dundalk dhe The Neë Saints në raundin e parë eliminator.

Shorti hidhet pas fazës së parë paraeliminatore, ndërsa ndeshjet zhvillohen mes 9/10 dhe 16/17 korrik.

Liga e Kampionëve, kundërshtarët e Feronikelit
Grupi 3 (skuadrat lartë janë kryesore)

BATE Borisov (Bjellorusi)

Maribor (Slloveni)

Rosenborg (Norvegji)

HJK Helsinki (Finlandë)

Dundalk (Irlandë)

The New Saints (Uells)

Fituesi e raundit paraeliminator (Feronikeli bën pjesë)

Piast Gliwice (POL)

Valur Reykjavík (ISL)

Linfield (NIR)

HB Tórshavn (FRO)

Riga (LVA)

Në anë tjetër Prishtina që merr pjesë në Ligën e Evropës ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj St Joseph’s.

Me 27 qershor zhvillohet ndeshja e parë në kryeqytet.

Por në rast nëse Prishtina kalon tutje atëherë pritet të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë.

Në shortin që pritet të hidhet nesër kundërshtarët e Prishtinës janë këta: Rangers nga Skocia, Brondby nga Danimarka, skuadër kjo ku luan Besar Halimi, Cork i Irlandës, Molde nga Norvegjia dhe Crusaders nga Irlanda e Veriut.

Liga e Evropës, kundërshtarët e Prishtinës
Grupi 4 (skuadrat e theksuara janë bartëse)

Rangers (Skoci)

Brøndby (Danimarkë)

Cork (Irlandë)

Molde (Norvegji)

Crusaders (Irlandë e Veriut)

Progrès Niederkorn (Luksemburg)/Cardiff Metropolitan University (Uells)

B36 (Ishujt Faroe)

Inter Turku (Finlandë)

KR (Islandë)

Prishtina (Kosovë)/St Joseph’s (Gjilbraltar)

Prishtina e ka kalua sezonin e shkuar turin paraeliminator.