Feronikeli e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Ferizajn, në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Kampionët e Kosovës kanë regjistruar paraqitjen më të mirë të këtij sezoni, duke e deklasuar Ferizajn.

Sulmuesi Kastriot Rexha, ishte realizator i dy golave të hershëm për Feronikelin, kur shënoi në minutat 8’ dhe 12’.

Mendurim Hoti në minutën e 39’, i dha fund dilemës së fituesit, kur shënoi për 3-0.

Në pjesën e dytë, Feronikeli shënoi edhe dy gola të tjera, me anë të Haxhi Nezirajt.

Neziraj shënoi në minutat 53’ dhe 64’.

Me këtë fitore, Feronikeli numëron 15 pikë dhe kryeson tabelë në Superligë, ndërsa xhiron e ardhshme zhvillon derbin me Llapin.

loading…