Skuadra nga Drenasi e ka hapur kuletën ditëve të fundit dhe ka nisur të sjell risi në ekip.

Pas përforcimit me dy futbollistë qipriot që bëri më herët, tash Nikli e ka prezantuar një tjetër futbollist. Fjala është për mbrojtësin Stivian Janku

Njoftimi i plotë i FC Feronikeli 74′

𝐒𝐭𝐢𝐯𝐢𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐧𝐤𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬!

Janku është afrimi i rradhës i klubit për sezonin e ri. Futbollisti në Feronikel vjen nga skuadra shqiptare, Dinamo City.

Mbrojtësi ka shumë eksperiencë, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Partizani, Bylys dhe Egnatia gjithashtu 27 vjeçari ka paraqitje edhe për Kombëtaren shqiptare.

Janku luan në qendër të mbrojtjes dhe është një vlerë e shtuar për ekipin tonë.