Superliga

Feronikeli ’74 fiton me përmbysje spektakolare ndaj Lirisë

Feronikeli ‘74 ka marrë fitore spektakolare në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi fitoi 5-3 në udhëtim te Liria.

Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra nga Prizreni kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Junior Petrus.

Pesë minuta kaluan nga ky gol dhe Liria shënoi edhe të dytin, tani nëpërmjet Festim Alidemës.

Për 3-0 u përkujdes Prins Tjiuesa, që realizoi nga penalltia.

Nikli u kundërpërgjigj më pas me anti të Bashare Razack, që u asistua prej Robert Rahmanit.

Me këto katër gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte edhe më dramatike

Skuadra nga Drenasi jo vetëm që ia doli t’i barazonte shifrat, por që ia doli edhe të përmbyste rezultatin në 4-3.

Në minutën e 59-të, Jakup Berisha realizoi për 3-2, duke i motivuar bashkëlojtarët e tij.

Për 3-3 u përkujdes Florent Avdyli (60’), që i shokoi të gjithë në Prizren.

Për golin e epërsisë te Nikli u përkujdes Berisha, që realizoi në minutën e 67-të për 4-3.

Skuadra mysafire nuk u dal me kaq dhe realizoi edhe të pestin në minutën e 90-të për rezultatin final 5-3.

Pas javës së gjashtë, Liria gjendet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, ndrysa Feronikeli ’74 është në të tetin me gjashtë sosh.