"Mshele!"

Fernandes, Guardiolës: “Mshele!”

Fernandes nuk është përmbajtur, i ka kërkuar Pep Guardiolës që ta mbyllë gojën

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Manchester City, ka ndodhur një incident që e kemi parë edhe në të kaluarën, por që kamerat nuk e kishin regjistruar gjatë transmetimit të ndeshjes.

Kamerat tjera kanë kapur një moment që ka ndodhur mes Bruno Fernandes dhe Pep Guardiolës.

Trajneri i Man City fillimisht duket se ia ofron topin Fernandesit, por nuk ia dhuron atë.

Natyrisht, kjo irritoi lojtarin e Man United dhe aty për aty lindi një diskutim mes tyre nga distanca që nuk dihet për çfarë kanë folur, por kamerat kanë kapur Fernandesin duke ia bërë Guardiolës ‘Shhhhhh’, që ta mbyllë gojën.

Në fund, United e fitoi sfidën kundër Man City 2-0