Ferizaj tregon formë të mirë në miqësore, fiton një tjetër test

Ferizaj ka fituar një tjetër ndeshje miqësore, ndaj një tjetri kundërshtar nga Liga e Parë.

Skuadra elitare ka mposhtur Ulpianën me rezultat 3-2 në një sfidë miqësore të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Dy gola në këtë sfidë për Ferizajn i shënoi sulmuesi kroat Mateo Panadic.

Ndërkohë një gol tjetër për ‘Ujqit’ e realizoi sulmuesi tjetër Betim Haxhimusa.