Skuadra nga Ferizaj ka vazhduar me goditje në afatin kalimtar të verës.

Pasi dje zyrtarizoj sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul, sot ferizajasit kanë bërë një tjetër goditje duke e angazhuar mesfushorin kroat Marko Musulin.

 Musulin se fundmi ishte pjesë e kampionatit boshnjak..

𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐚𝐛𝐨𝐚𝐫𝐝, 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐨 𝐌𝐮𝐬𝐮𝐥𝐢𝐧 🔵⚪️

Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin.

Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska.

Musulin karakterizohet për kontrollen e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta.

Vazhdojmë FCF 🔵⚪️. /Ballkani.info