Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës “Tahir Sinani”

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Ferizajt.

Më konkretisht, një person ka shtënë dy herë me armë sonte pranë rrugës “Tahir Sinani” në Ferizaj.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se një person i moshës 35 vjeç derisa ka qenë duke ecur ka nxjerrur armën nga brezi dhe ka shtënë dy herë në ajër.

Patrullat e policisë në vendin e ngjarjes kanë gjetur 2 gëzhoja.

Rasti po hetohet nga policia e Kosovës.

Orët e hershme të së shtunës sot ishin të rënda për qytetin e Ferizajit pasi një 30 vjeçar mbeti i vdekur pas plagëve që mori nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka arrestuar dorasin, i cili tashmë po trajtohet nga mjekët pas plagëve të marra nga arma zyrtare e policisë, si pasojë e mospërfilljes së urdhërit për dorëzim dhe rrezikimit të personit zyrtar.